PALI Hil
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Mazrek të Shkodrës, më 8 prill 1929. Në zbatim të Ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, të Ligjit nr. 7660, datë 14 janar 1992, si dhe të udhëzimit nr. 2, datë 4 janar 1992 të Këshillit të Ministrave, komisioni i ngritur për vërtetimin e vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq në mbledhjen e datës 4 janar 1994, vendosi vërtetimin e faktit të vuajtjes së dënimit për «motive politike» nga ish i dënuari Hil Pjetër Pali nga data 10 shkurt 1945 deri në datën 10 prill 1946. F. 1, Viti 2017, D. 104, f. 187-188.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]