(Person i dënuar nga regjimi komunist)
I ati i Pal Gjin Palokës [shih]. U vra nga forcat e ndjekjes në vitin 1947, në Bjeshkët e Kaçinarit. Familjen e tij e internuan, fillimisht në Lezhë, pastaj në Berat e Tepelenë. I biri, Pali, vdiq në verën e vitit 1950, në moshë 4 vjeçare, në kampin e Tepelenës. Prengë Gjergj Gjomarkaj, Mirdita nën terrorin komunist, ISKK, Tiranë 2016, f. 312.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]