PALOKA Luigj
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Durrës, më 21 korrik 1950. Me vendim nr. 177, datë 25 dhjetor 1967, Gjykata e Rrethit Elbasan e deklaroi fajtor sipas nenit 229/I të Kodit Penal dhe e dënoi me 4 vjet e 6 muaj heqje lirie. Me vendim nr. 118, datë 24 tetor 1968, Gjykata e Rrethit Elbasan e deklaroi fajtor për «arratisje nga kampi» sipas nenit 229/I të Kodit Penal me dhe e dënoi me 3 vjet heqje lirie. Përfundimisht u dënua me 6 vjet e 9 muaj heqje lirie. Me vendim nr. 89, datë 19 prill 1988, Gjykata e Rrethit Shkodër, e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj adheut» e mbetur në tentativë dhe e dënoi me 12 vjet heqje lirie. Sipas nenit 101/I e 31/a të Kodit Penal u dënua me 9 vjet heqje lirie. Përfundimisht u dënua me 20 vjet heqje lirie. Me vendim nr. 6, datë 18 janar 1989, Gjykata e Rrethit Elbasan e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» në bashkëpunim, e mbetur në tentativë dhe e dënoi me 20 vjet heqje lirie. F. 1, Viti 2017, D. 105, f. 179-180.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]