PALOKA Tom
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Berdicë të Shkodrës, në vitin 1884. Me vendim nr. 473, datë 27 nëntor 1947, Gjykata Ushtarake Shkodër e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë», si dhe «sabotim» duke hedhur parulla kundër pushtetit dhe e dënoi me 5 vjet heqje lirie (punë të detyruar). F. 1, Viti 2017, D. 104, f. 212.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]