(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Tiranë, në vitin 1927. Me vendim nr. 111, datë 30 shtator 1975, Gjykata e Rrethit Krujë e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie. Për «agjitacion e propagandë» kundër pushtetit popullor e dënoi me 5 vjet heqje lirie. Përfundimisht u dënua me 20 vjet heqje lirie. Dënimi ka filluar të zbatohet më 6 gusht 1974. F. 1, Viti 2017, D. 104, f. 290-291.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]