(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Luftëtar nacionalist, i biri i patriotit Dajlan Panariti. Lindi më 1888. Mori pjesë në çetat e Sali Butkës, Qamil Panaritit dhe të Spiro Bellkamenit në luftërat kundër turqve, grekëve e francezëve. Si pjesëtar i çetave nacionaliste, luftoi edhe kundër italianëve në Floq dhe në Pocestë të Korçës. Kur nisi lufta civile, u tërhoq në teqenë e Turanit, pranë Korçës. Dhe aty, mesnatës e 20 nëntorit të vitit 1943, u ther nga partizanët e Batalionit «Rrëzë-Fushë», të komanduar nga Spiro Starja, bashkë me Baba Zylfon [shih], Refat Goskovën [shih] dhe djalin e tij. Uran Butka, Lufta Civile në Shqipëri: 1943-1945, vëllimi I, ISKK, Tiranë 2015, f. 308-309; Gazeta 55, 18 nëntor 2015, 17.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit