PANARITI Sami
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1923, në Korçë. Më 25 qershor 1953, me vendim nr. 1073, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor për «vënie në shërbim të agjenturës së huaj dhe agjitacion e propagandë», dhe e dënoi me 20 vjet burg, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 81, fl. 196-197.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]