(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1937, në Sarandë. Me vendim nr. 6, datë 22 gusht 1969, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe «agjitacion e propagandë», dhe e dënoi me vdekje, me pushkatim, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. Me dekret nr. 4530, datë 6 shtator 1969, të P.K.P-së, iu fal jeta dhe më vonë, dënimi iu kthye në 25 vjet burg. Me vendim nr. 34, datë 13 korrik 1973, Gjykata e Rrethit të Mirditës e deklaroi fajtor për «sabotim, duke qenë pjesëmarrës në një organizatë kundër pushtetit» dhe për «agjitacion e propagandë, ku ka sjellë pasoja veçanërisht të rënda», dhe ndaj e dënoi me 25 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 82, fl. 71-72.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit