PAPA Krisanthi Anastas

PAPA Krisanthi Anastas
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Gjirokastër. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 28, datë 18 prill 1994, ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga rrethi Gjirokastër, në rrethin Berat, prej janarit 1945, deri dhjetor të 1945, për çështje politike për shtetasin Krisanthi Anastas Papën. F. 1, Viti 2017, D. 108, f. 170-171.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]