PAPA Mihal
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Kardhikaq të Delvinës, në vitin 1903. Me vendim nr. 50, datë 16 shtator 1948, Prefektura e Durrësit e deklaroi fajtor për «sabotim ekonomik» të harmonizuar dhe e dënoi me 3 vjet heqje lirie, si dhe me heqjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë. Dënimi filloi të zbatohet më 29 mars 1948. F. 1, Viti 2017, D. 104, f. 228.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]