(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1925, në Sarandë. U arrestua më 2 shtator 1964. Me vendim nr. 37, datë 9 dhjetor 1964, Gjykata e Rrethit të Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut», dhe e dënoi me 12 vjet burg dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë. Pas burgut u internua në Lushnjë. Me vendim nr. 61, datë 30 korrik 1986, Gjykata e Rrethit të Lushnjës e deklaroi fajtor për «largim nga vendi i internimit», dhe e dënoi me 6 muaj burg. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 101/1, fl. 36-37.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]