PAPA Thanas
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1913, në Aliko të Sarandës. Me vendim nr. 115, datë 18 prill 1947, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor «ka marrë pjesë në një grup armiqësor kundër pushtetit», dhe e dënoi me 3 vjet burg, punë të detyruar baraz me kohë e ndëshkimit dhe heqjen e të drejtës politike. Më 1949, iu fal pjesa e mbetur e dënimit. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 99/1, fl. 48-49; Gazeta Zyrtare, nr. 40, 19 maj 1949.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]