PAPA Vangjel
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1924, në Gjirokastër. Më 31 korrik 1974, me vendim nr. 51, Gjykata e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor», dhe e dënoi me 6 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 81/1, fl. 11-12.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]