PAPAJANI (aleksi) Misto

PAPAJANI (aleksi) Misto
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1905, në Gjirokastër. Me vendim nr. 240, datë 14 nëntor 1947, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi «armik të popullit, [se] ka qenë anëtar i Komitetit Ballist të Tepelenës, rikrijuar pas çlirimit, ka punuar për të ngritur grupe balliste dhe mbante lidhje me Komitetin e Ballit të Vlorës», ndaj e dënoi me vdekje dhe konfiskimin e pasurisë. Ky vendim, më vonë, u ndryshua në burgim të përjetshëm dhe konfiskim të pasurisë. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 90/1, fl. 12-13.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]