PAPAPAVLLO Marko
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1943, në Korçë. Me vendim nr. 118, datë 3 qershor 1976, Gjykata e Rrethit të Korçës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër shtetit», dhe e dënoi me 8 vjet burg. U fal me dekret nr. 6656, datë 28 tetor 1982. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 79, fl. 46-47.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]