PAPARISTO Ilia
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 24 shtator 1914, në Elbasan. Me vendim nr. 99, tetor 1948, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë», dhe e dënoi me 3 vjet burg dhe konfiskimin e pasurisë. Me vendim nr. 427, datë 30 dhjetor 1977, Gjykata e Rrethit të Elbasanit e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit», dhe e dënoi me 8 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 84, fl. 90-91.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]