PAPASAVA Klearko
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Dhërmi të Vlorës, në vitin 1942. Me vendim nr. 28, datë 30 janar 1974, Gjykata e Rrethit Vlorë e deklaroi fajtor për «tentativë arratisjeje» jashtë shtetit në bashkëpunim dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie. Me vendim nr. 33, datë 3 mars 1984, Gjykata e Rrethit Vlorë e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» në formën e arratisjes e mbetur në tentativë dhe e dënoi me 20 vjet heqje lirie, 5 vjet internim, si dhe heqjen e të drejtës së zgjedhjes për 5 vjet kohë. F. 1, Viti 2017, D. 108, f. 35-36.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]