Parezat e kombinuara të muskujve të syrit
(Term neurologjik – Mjekësia)
● Fissura-Orbitalis-Superior-Syndrome: Parezë e 3 nervave të muskujve të syrit e kombinuar me një lezion të degës së parë trigeminale (n.ophtalmicus),
● Sinus-Cavernosus-Syndrome: Përpos parezës së 3 muskujve të syrit edhe parezë e 3 degëve të trigeminusit,
● Tolosa-Hunt-Syndrome: Bëhet fjalë për një inflamacion jospecifik të sinus cavernosus me dhembje orbitale,
● Guillain-Barré-Syndrome: Këtu paraqiten pareza me kombinime variabile,
● Miller-Fisher-Syndrome: Te ky variant i sindromës Guillain-Barré kombinohen një oftalmoplegji komplete e dyanëshme me ataxi dhe arefleksi,
● Encefalopatia Wernicke: Këtu janë të kombinuara parezat e 3 nervave (kryesisht n.abducens) me pengesa në pupillë dhe dëmtim të motorikës.
Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia