PARLLAKU Rrahman
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Kukës, më 17 prill 1918. Me vendim nr. 10, datë 5 nëntor 1975, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut», «sabotim» dhe «agjitacion e propagandë», dhe e dënoi me 25 vjet heqje lirie, konfiskim të pasurisë (pjesën e tij), humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë, si dhe heqjen e të gjithë titujve dhe dekoratave. F. 1, Viti 2017, D. 105, f. 261-262

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]