PASHA Selfo
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Kremenar të Ballshit, në vitin 1930. Me vendim nr. 238, datë 27 shtator 1982, Gjykata e Rrethit të Fierit e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër shtetit», dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie, 5 vjet internim dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë. AISKK, F. 1, Viti 2017, D. 83, f. 3- 4; F. 1, V. 2017, D. 77, fl. 41-43.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]