Pastrim i ajrit
(Term – Mjedisor)
Pastrim i ajrit
(anglisht: Air cleaning)
✦ Veprim me të cilin vetitë e ajrit ndryshohen në drejtimin e dobishëm për nevojat fiziologjike të njeriut. Nganjëherë për këtë qëllim është i mjaftueshëm ajrimi, i shoqëruar ose jo me kapjen e pluhurit nëpër dhoma të pajisura me aparate e filtra të sistemeve të ndryshme. Herë të tjera bëhet kondicionimi i ajrit me anën e një kompleksi aparatesh, të cilat sigurojnë furnizimin e ndërtesave me ajër të pastër, me një temperaturë e lagështi të caktuar. Me pastrim të ajrit kuptojmë edhe një varg masash që merren me qëllim që në vendet e banuara të pakësohet ndotja e ajrit me pluhur, tym e gaze të dëmshme.
[cite]