(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 13 gusht të vitit 1908, në Tiranë. Me profesion qeleshepunues. Gjatë luftës, u përfshi në rradhët e Ballit Kombëtar. U arrestua më 14 qershor të vitit 1973 dhe, me vendim nr. 132, datë 22 gusht 1973, Gjykata e Durrësit e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër Pushtetit Popullor», dhe e dënoi me 8 vjet burg. Ky vendim u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë, me vendim nr. 1386, datë 24. 09. 1973. Republika Popullore e Shqipërisë, Gjykata e Rrethit Durrës, Nr. akti 136, Nr. vendimi 132, Datë 22/8/973; AISKK, F. 1, V. 2017, D. 82/1, fl. 35-36.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]