PERVIZI (malaj) Xhuljana (Beba)

PERVIZI (malaj) Xhuljana (Beba)
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

E bija e Nikollë Malajt [shih], një nga foshnjat e mbijetuara të kampit të Tepelenës, bashkëshortja e Lek Pervizit [shih]. Lindi në vitin 1948. U internua që katër muajshe bashkë me të ëmën, Zorka Malajn (Ostoiq) [shih], fillimisht në Berat e, më vonë, në kampin e Tepelenës, ku, si një prej foshnjave që i shpëtuan vdekjes, u pagëzua Beba. Gjashtë vjeçe, bashkë me të ëmën i transferuan në Savër e Plug të Lushnjës. Më 1965, kur u lirua e ëma dhe u riatdhesua në Mal të Zi, ajo vendosi të qëndrojë dhe u martua me Lek Pervizin. Më 1987 u demaskua para popullit. Pas shembjes së komunizmit, u vendos familjarisht në Belgjikë, ku jeton dhe sot. Fatbardha Saraçi (Mulleti), Kalvari i grave në burgjet e komunizmit, ISKK, Tiranë 2013, F. 107- 509.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]