PETRELA Sinan
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Tiranë, në vitin 1916. Me vendim nr. 250, datë 29 gusht 1951, Gjykata Ushtarake Territoriale Tiranë e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 6 vjet heqje lirie (punë të detyruar), si dhe humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet kohë. Me vendim nr. 2013, datë 12 dhjetor 1945, Këshilli Gjyqësor i Qarkut Tiranë e deklaroi fajtor për «fshehje pasurie» dhe «kriminel lufte», dhe e dënoi me 10.000 lekë gjobë, si dhe një vit kondicionel. F. 1, Viti 2017, D. 105, f. 208-209.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]