(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Tiranë, më 25 gusht 1931. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 24, datë 18 qershor 1993, vendosi njohjen e kohës së dëbimit nga rrethi Tiranë, në rrethin Shkodër, prej datës 30 mars 1947, deri më 30 dhjetor 1950. F. 1, Viti 2017, D. 106, f. 107-108.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]