pH
(Term – Mjedisor)

pH
(anglisht: pH)

✦ Është masë a aciditetit a e asnjanësisë të një lënde. Logaritmi me shenjë negative i përqëndrimit të joneve hidrogjen. Për një tretësirë që përmban jone H+, me marrëveshje është vendosur që pH -log[H+] është përqëndrimi i joneve hidrogjen në tretësirën e dhënë. Kështu, p.sh. në qoftë se [H+] 0,00001 ose 1/105, atëherë pH -log 0,00001 =-LOG8-55. Përqëndrimi i [H+] në ujin e pastër është 0,000 0001 dhe pH i tij është 7 (ose më saktë 7,07). Dhe pH i tij është më i madh se 10-7,07 d.m.th. pH>7,07. Sa më i madh që të jetë përqëndrimi i joneve H+ aq më i vogël është pH-i. Zakonisht përdoren dy mënyra për të përcaktuar pH-in njëra prej tyre, që është më e tjeshta, mbështetet në ndryshimin e ngjyrës të disa lëndëve ngjyruese, të quajtura dëftues të ngjyrosur. Ky ndryshim i ngjyrës ndodh në një pH të caktuar, gjë që lejon të bëhet caktimi i tij me një saktësi _+ 0,1. Në metodën e dytë shfrytëzohen matjet elektrometrike. pH-i përdoret për të karakterizuar aciditetin dhe alkalinitetin e mjediseve dhe produkteve të ndryshme si në laboratorët ashtu në prodhim.

Portali — Mjedisi

[cite]