PJERO Sefer
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Delvinë, në vitin 1870. Me vendim nr. 68, datë 16 janar 1947, Gjykata Ushtarake Gjirokastër e deklaroi fajtor si «kriminel lufte» e «armik i popullit» dhe e dënoi me 25 vjet heqje lirie, humbjen e të drejtave qytetare e politike baraz me kohën e dënimit, si dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme dhe të patundshme. U arrestua më 19 nëntor 1946. F. 1, Viti 2017, D. 105, f. 234-235.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]