PJETËRGJOKA Mhill Kokërr

PJETËRGJOKA Mhill Kokërr
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Btoshë të Tropojës, më 3 prill 1911. Me vendim nr. 141, datë 30 qershor 1994, Gjykata e Rrethit Tropojë vendosi njohjen e faktit të pushkatimit pa gjyq të të ndjerit Mhill Kokërr Pjetërgjoka, nga forcat komuniste për «motive politike» më 25 korrik 1944, në vendin e quajtur Dukat të rrethit Tepelenë. F. 1, Viti 2017, D. 107, f. 160-162.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]