PLAKU Hasan
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1921, në Konispol të Sarandës. U internua për motive politike. Me vendim nr. 28, datë 18 prill 1994, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga Konispoli në Kamëz, prej vitit 1949 deri më 1954. Me vendim nr. 3, datë 30 janar 1967, Gjykata e Qarkut të Durrësit e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë», dhe e dënoi me 12 vjet burg. AISKK, F. 1, Viti 2017, D. 80, f. 82-83; F. 1, V. 2017, D. 100/1, fl. 17-18, 34-35.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]