(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 10 prill 1910, në Shijak. U arrestua më 1 maj 1948. Me vendim nr. 53, datë 28 mars 1949, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor se «ka strehuar e furnizuar të arratisurit», dhe e dënoi me 2 vjet burg dhe punë të detyruar. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 82/1, fl. 62-63.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]