PLASOTI Donika
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 5 maj 1940, në Shijak. U internua për motive politike. Me vendim nr. 17, datë 27 tetor 1992, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga Durrësi në Tepelenë, prej 19 prillit të vitit 1949 deri më 20 nëntor 1951. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 82/1, fl. 13-14.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]