Polineuropatitë
(Term neurologjik – Mjekësia)

Polineuropatia është një gjendje që afekton nerva të shumtë periferik zakonisht në të njejtën kohë. Klinikisht manifestimet shfaqen kryesisht në mënyrë simetrike dhe me progres të ngadalshëm. Shenjat e para të polineuropatisë janë pothuase gjithë në ekstremitetet e poshtme. Polineuropatitë munden me qenë hereditare, si pasojë e çrregullimeve metabolike si diabeti, uremia, cirroza ose hipertiroidizmi, malabsorbimi i vitaminës B12, sëmundjet infektive, sëmundjet vaskulare dhe toksike, etc. Një shumëllojshmëri e ndikimeve të dëmshme afekton nervat periferik në mënyra të ndryshme dhe shkaktojnë lezione korresponduese të ndryshme histopatologjike. Dëmtimi fillestar në nukleuset neuronale, si te diabeti mellitus, shpien në degjenerim sekondar distal retrograd axonal. Në anën tjetër dëmtimi fillestar në axon shpien te degjenerimi Wallerian të axonit distal si tek shumë polineuropati toksike. Qelizat e Schwannit janë cak i shumë faktorëve, si disproteinemia, humbja e të cilave shkakton demielinizim. Manifestimet Klinike Gjenerale Të Polineuropative janë:
● Shenjat e para zakonisht fillojnë distalisht në ekstremitetet e poshtme,
● Parestezi në gishtat e këmbëve sidomos natën,
● Ndjenja e mizës në lëkurë (tingling),
● Ndjenjë në shputa „i të keshë qorape veshë“,
● Humbja e refleksit të Akilit,
● Dobësim ose humbje e sensit të vibrimit me fillim distal,
● Me zhvillim të sëmundjës vjen deri te pareza e ekstenzorëve të gishtave të shkurt në dorsum të këmbës edhe të muskujve interossei (pacienti nuk mund ti lëvizë gishtat),
● Më vonë, pareza e ekstenzorëve të gjatë dhe ekstenzorëve të këmbës,
● Rrëzim bilateral i këmbëve,
● Çrregullimet senzorike dhe dobësia përhapen edhe në ekstremitetet e sipërme

Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia

[cite]