POLLO Xhemal
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 18 shtator 1933. U internua për motive politike. Me vendim nr. 16, datë 18 gusht 1992, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga Gjirokastra në Krujë dhe Lushnjë, prej 15 marsit të vitit 1951 deri më 28 nëtor 1957. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 99/1, fl. 8-9.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]