(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Sarandë, në vitin 1933. U arrestua më 5 maj 1976 dhe, me vendim nr. 49, datë 19 dhjetor 1976, Gjykata e Rrethit të Përmetit e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut në bashkëpunim» dhe e dënoi me 20 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë, heqjen e dekoratës së 10 vjetorit të Ushtrisë dhe heqjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. F. 1, Viti 2017, D. 85, f. 40-41; Xhafer Sadiku, Skenarë të përgjakur (Përmeti, 1934-1990), ISKK, Tiranë 2016, f. 317.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]