PRELA Kolë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Dukagjin të Shkodrës, më 20 gusht 1910. Me vendim nr. 107, datë 28 prill 1950, Gjykata e Rrethit Tiranë e deklaroi fajtor për «tentativë arratisjeje» dhe e dënoi me 7 vjet heqje lirie (punë të detyruar), si dhe humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet kohë. F. 1, Viti 2017, D. 107, f. 27-28.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]