(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Shkodër, më 9 prill 1905. Në zbatim të Ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, të Ligjit nr. 7660, datë 14 janar 1992, si dhe të Udhëzimit nr. 2, datë 4 janar 1992 të Këshillit të Ministrave për njohjen e kohës së dënimit të vuajtur për motive politike, komisioni i ngritur në mbledhjen e datës 14 maj 1994, vendosi të bëjë ndarjen e dënimit me vendim nr. 229, datë 26 nëntor 1951 të dhënë nga Gjykata Territoriale Shkodër për ish të dënuarin Lula Marash Prendushi, duke i njohur dënimin për motive politike për periudhën nga data 26 mars 1951, deri më 26 mars 1954. F. 1, Viti 2017, D. 108, f. 145-146.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit