(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 4 maj 1953, në Libofshë. Me vendim nr. 5, datë 25 shkurt 1972, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut, në formën e arratisjes për në Greqi», dhe e dënoi me 5 vjet burg. Me vendim nr. 81, datë 25 maj 1972, Gjykata e Rrethit të Elbasanit e deklaroi fajtor për «arratisje nga vendi i vuajtjes së dënimit», dhe e dënoi me 1 vit e 6 muaj burg. Me vendim nr. 38, datë 21 korrik 1973, Gjykata e Rrethit të Mirditës e deklaroi fajtor për «sabotim, duke qenë pjesëmarrës në një organizatë kundër pushtetit» dhe për «agjitacion e propagandë, ku ka sjellë pasoja veçanërisht të rënda», dhe e dënoi me 12 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 90/1, fl. 10-11.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit