(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Bilisht të Korçës, më 12 maj 1943. Me vendim nr. 170, datë 13 nëntor 1974, Gjykata e Rrethit Korçë e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë» kundër pushtetit popullor dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie. Dënimi ka filluar të zbatohet më 4 qershor 1973. U lirua më 28 tetor 1982 me dekret nr. 6656 të Presidiumit të Kuvendit Popullor. F. 1, Viti 2017, D. 105, f. 276-277.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]