PROGNI Ndue Gjon
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Tropojë më 28 janar 1917. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 23, datë 22 maj 1993, ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga rrethi Bajram Curri, në rrethin Berat/Tepelenë/Gjirokastër, prej datës 30 mars 1948, deri në vitin 1952, për çështje politike për shtetasin Ndue Gjon Prognin. F. 1, Viti 2017, D. 108, f. 151-152.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]