PROGNI Ndue Nosh
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Selcë, më 5 prill 1923. Me vendim nr. 427, datë 23 qershor 1994, Gjykata e Rrethit Tropojë vendosi vërtetimin e faktit juridik të vrasjes pa gjyq për motive politike të të ndjerit Ndue Nosh Progni nga forcat e ndjekjes së rregjimit komunist, si kundërshtar i këtij rregjimi, më 25 gusht 1952, në vendin e quajtur Valbonë të rrethit Tropojë. F. 1, Viti 2017, D. 107, f. 186-188.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]