(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Tropojë, në vitin 1917. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 28, datë 18 prill 1994 ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga rrethi B. Curri, në Rrethin Berat – Tepelenë, prej datës 10 shtator 1948, deri më 10 nëntor 1954 për çështje politike për shtetasin Pal Kol Progni. F. 1, Viti 2017, D. 107, f. 110-111.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]