PUSTINA Refik
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1927, në Dibër. Me vendim nr. 368, datë 13 shtator 1946, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për «dezertim», dhe e dënoi me vdekje. Më vonë, dënimi iu kthye në 30 vjet burg. Me dekret nr. 819, datë 27 prill 1949, dënimi iu zbrit në 5 vjet burg. Me vendim nr. 44, datë 25 gusht 1962, Gjykata e Qarkut të Tiranës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë», dhe e dënoi me 7 vjet burg dhe humbjen e së drejtës elektorale për 2 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 76/1, fl. 36-37; Gazeta Zyrtare, nr. 40, 19 maj 1949.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]