PUTO Hazbi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Gjirokastër, në vitin 1899. Studimet e Larta për Inxhinieri i kreu në SHBA. Në vitet 1945 – 1946 punoi në Shoqatën UNRA. Me vendim nr. 138, datë 20 maj 1947, Gjykata Ushtarake Gjirokastër e deklaroi fajtor për «formimin e një organizate spiunazhi» për të rrëzuar pushtetin popullor dhe si agjent i anglo – amerikanëve. Për këtë, kjo gjykatë e dënoi me vdekje (pushkatim), konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe humbjen e të drejtave qytetare përgjithmonë. U pushkatua më 11 qershor 1947. F. 1, Viti 2017, D. 105, f. 79-80.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]