Qarkullimi i squfurit

Qarkullimi i squfurit
(Term – Mjedisor)

Qarkullimi i squfurit
(anglisht: Sulphur circulation)

✦ Nga mjedisi i jashtëm në sistemet biologjike hynë nëpërmes bimëve autotrofe (në formë të sulfatit e pjesërisht edhe përmes SO2), ndërsa organizmat heterotrofe nevojat e veta i plotësojnë nga materialet bimore. Squfurin e thithur bimët e vendosin në molekula të ndryshme organike të cilat kanë funksione specifike. Organet bimore të hedhura dhe mbetjet e bimëve e gjallesave të vdekura i nënshtrohen zbërthimit dhe mineralizimit. Rol të rëndësishëm në qarkullimin e squfurit luajnë mikroorganizmat (bakteriet squfurike). Ciklusi i qarkullimit të squfurit është i tipit të shtresuar pasi që pjesë të squfurit është i ngujuar në shtresat e qymyrit dhe të naftës (karburantet fosile) dhe kështu nxirret nga rrethi i qarkullimit. Me djegien e karburanteve fosile squfuri lirohet në formë të SO2 i cili është ndotësi më i madhë i ajrit.

Portali — Mjedisi

[cite]