Shkallë e fortësisë së ujit
(Term – Mjedisor)
Shkallë e fortësisë së ujit
(anglisht: Degree of hardness water)
✦ Shkalllë për shprehjen e fortësisë së ujit. Shprehet në milligram-ekuivalent Ca për 1 litër (mg-ek/l), duke bërë marrëveshjen që kripërat që shkaktojnë fortësinë e ujit janë kripëra kalciumi. Në vende të ndryshme përdoren shkallë të ndryshme të fortësisë së ujit; psh., 1° gjermane e fortësisë i përgjigjet përmbajtjes së kripërave prej 10 mg CaO në 100 l ujë, 1° franceze i përgjigjet 10 mg CaCO3 në 100 l ujë, ndërsa 1° angleze shpreh përmbajtjen e 1 grami CaCO3 në gallon (4,546 l) ujë. Uji me fortësi më të vogël se 4 mg-ek/l quhet i butë, me 4-8 mg-ek/ l pak i fortë, m 8-12 mg-ek/l quhet shumë i fortë.