SHKRIMI I NYJËS SË PËRPARME
SHKRIMI I NYJËS SË PËRPARME
- 45
Emrat në rasën gjinore shkruhen me nyjë të përparme (i, e, të, së): ndërmarrja e ndërtimit, ndërmarrjes së ndërtimit; Partia ePunës, Partisë së Punës; pasuria e shtetit, pasurisë së shtetit etj.;dyqani i luleve, dyqanit të luleve; rrethi i Tiranës, rrethit të Tiranës; shtëpive të fshatit; arave të kooperativës; ndërmarrjeve të ndërtimit; puseve të naftës; detyrave të ditës; mbjelljeve të vjeshtës etj.
- 46
Kur një emër i rasës gjinore vjen pas një emri tjetër në rasën gjinore a dhanore njëjës të pashquar, shkruhet me nyjën e përparme të, pavarësisht nga gjinia që ka emri para tij: diploma e një studenti tëInstitutit Bujqësor; diploma e një sutdenteje të degës elektrike; norma e një punëtoreje të fabrikës së tjerrjes; çmimi iu dorëzua një atleti tëskuadrës kombëtare; leshi i njëdeleje të racës merinos; banorët e një pjese të lagjeve të reja etj.
- 47
Kur një emër i rasës gjinore, pavarësisht nga gjinia që ka, vjen pas një emri mashkullor në rasën gjinore a dhanore të shquar njëjës, shkruhet me nyjën e përparme të, dhe kur ai vjen pas një emri femëror në po këto rasa, shkruhet me nyjën e përparme së: zyra e kryetarit tëKëshillit Popullor të fshatit; fuqia e krahut të punëtorëve; zbatimi i vullnetit të klasës punëtore; dëgjimi i zërit të masave punonjëse; Lavdi heroizmit të gruas shqiptare!; i jepet fjala përfaqësuesit të Frontit Demokratik etj.; historia e luftës së popullit shqiptar; fryti i punës sëpunëtorëve; përvjetori i shpalljes së pavarësisë; ndërtimi i fabrikës sëkëpucëve; çmimi iu dha minierës së qymyrgurit; pas korrjes së grurit; përpara shtëpisë së kulturës; pas stinës së pranverës etj.
- 48
Kur një emër femëror në rasën gjinore, dhanore a rrjedhore njëjës përcaktohet nga dy ose më shumë mbiemra të nyjshëm (ose numërorë rreshtorë), mbiemri i dytë e të tjerët pas tij marrin nyjën të e jo së. Po kështu veprohet edhe kur mbiemri i parë është i panyjshëm ose kur emri përcaktohet njëkohësisht nga një përemër pronor dhe nga një a më shumë mbiemra të nyjshëm: (i, e, të, së) fshatarësisë së varfër e tëmesme; (i, e, të, së) vajzës së urtë, të zellshme dhe të shkathët; (i, e, të, së) fushës pjellore dhe të gjerë; (i, e, të, së) cilësisë së parë, të dytë e tëtretë etj.; (i, e, të, së) vajzës së tij të dashur; (i, e, të, së) vajzës së tij tëmirë e të sjellshme; (i, e, të, së) motrës së saj të dashur; (i, e, të, së) motrës së saj të dashur e të paharruar etj.
Shënim. Kur mbiemrat e nyjshëm (ose numërorët rreshtorë) ndodhen përpara emrit, përdoret nyja së e jo të: lotët e së shkretës e tësë pangushlluarës nënë; t’i caktohen normat së parës, së dytës dhe sëtretës kategori të punëtorëve etj.
- 49
Kur një emër femëror në rasën gjinore, dhanore a rrjedhore njëjës përcaktohet nga një ose disa emra në gjinore, fjala përcaktuese e dytë e të tjerat pas saj marrin nyjën të e jo së: (i, e, të, së) klasës punëtore tëShqipërisë; (i, e, të, së) fabrikës së re të tullave; (i, e, të, së) kooperativës së zgjeruar të Krutjes; sipërfaqja e Republikës Populloretë Shqipërisë; (i, e, të, së) luftës çlirimtare të pamposhtur të popullit shqiptar; (i, e, të, së) Partisë së Punës të Shqipërisë; (i, e, të, së) Republikës Popullore të Shqipërisë; (i, e, të, së) rrjedhjes së poshtme tëVjosës dhe të Semanit; (i, e, të, së) klimës së butë e të qëndrueshme tëVlorës, të Himarës, të Sarandës etj.
- 50
Kur pas një emri femëror të shquar të rasës gjinore a rrjedhore njëjës vijnë dy a më shumë emra femërorë në gjinore njëjës, nga këta të fundit i dyti e të tjerët pas tij marrin nyjën së e jo të në rastet kur këta përcaktojnë emrin në gjinore që ndodhet menjëherë përpara tyre; por në rastet kur këta përcaktojnë jo emrin në gjinore që ndodhet menjëherë përpara tyre, po atë që ndodhet para atij, shkruhen me nyjën të e jo së:punimet e tharjes së kënetës së fushës së Thumanës; përmirësimi i cilësisë së racës së lopës së Shkodrës etj.; zhvillimi i industrisë së naftëstë Shqipërisë (është fjala për industrinë [e naftës] të Shqipërisë); themelimi i Partisë së Punës të Shqipërisë (është fjala për Partinë [e Punës] të Shqipërisë); Komiteti Qendror i Bashkimit të Rinisë së Punëstë Shqipërisë; punonjësit e bujqësisë të zonave malore etj.
- 51
Kur një emër femëror në gjinore njëjës përcaktohet nga dy ose më shumë emra të bashkërenditur, që janë po në rasën gjinore, emri i dytë përcaktues e të tjerët pas tij marrin nyjën të e jo së: prodhimet e fushës së Korçës, të Myzeqesë, të Thumanës e të Zadrimës; punimet e stinës së pranverës, të verës, të vjeshtës, të dimrit; veshjet e krahinës së Mirditës dhe të Matit etj.
- 52
Kur dy emra në rasën gjinore ndjekin një emër në emërore njëjës, emri i dytë në gjinore, kur përcakton emrin në emërore, merr sipas gjinisë së këtij të fundit, nyjën e përparme i për gjininë mashkullore dhee për gjininë femërore: rendi i ditës i Kongresit; libri i gjuhës i klasës së shtatë; ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Popullore të Shqipërisë etj.; fjala e nderit e shqiptarit; Partia e Punës e Shqipërisë; Ministria e Tregëtisë e RPSH; stina e verës e këtij viti etj. Kur emri i përcaktuar është në kallëzore, atëherë emri i dytë në gjinore merr nyjëntë e jo së: Partinë e Punës të Shqipërisë; në rafinerinë e naftës tëCërrikut etj.
- 53
Përpara emrave femërorë të ndryshëm, në gjinore, dhanore e rrjedhore shkruhet nyja së për trajtën e shquar dhe nyja të për trajtën e pashquar: orari i së mërkurës; tiparet e së folmes së Mirditës; parashikimi i së ardhmes; kujtimet e së shkuarës; përhapja e së resë; shpresat e së nesërmes etj.; por: ndeshjet sportive të një të diele; tiparet e një të folmeje; drejt një të ardhmeje të lumtur etj. Shkruhen me së në gjinore, dhanore e rrjedhore të shquar edhe emrat femërorë të farefisnisë, kur përdoren me nyjë: kujdesi i së bijës; i tha së motrës; mori letër prej së shoqes etj.
- 54
Kur një emër përcaktohet nga dy a më shumë emra të bashkërenditur të rasës gjinore, të gjithë këta përdoren zakonisht me nyjë të përparme: Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë; ((i, e, të, së) Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë; Instituti i Gjuhësisë dhe iLetërsisë: (i, e, të, së) Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë; Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë; Ministria e Arsimit dhe e Kulturës; (i, e, të, së) Ministrisë së Arsimit dhe të Kulturës; Ministrinë e Arsimit dhe tëKulturës; stacioni i makinave dhe i traktorëve; (i, e, të, së) stacionit tëmakinave dhe të traktorëve; stacionin e makinave dhe të traktorëve; shfrytëzimi i vendburimeve të kromit, të bakrit dhe të hekur-nikelit; shkollat e Tiranës, të Durrësit e të Elbasanit; e drejta e votës, e fjalës,e mbledhjes dhe e shtypit; në interes të popullit e të atdheut; organet efrymëmarrjes dhe të qarkullimit të gjakut; zhurma e kazmave dhe elopatave etj. Në rastet kur vijnë njëri pas tjetrit tre a më shumë emra të rasës gjinore të bashkërenditur pa lidhëza, nyja e përparme e merit të dytë (kur nyja nuk ndryshon) ose të tretë (kur nyja ndryshon nga e nëtë) dhe e emrave të tjerë pasues shkruhet ose jo, duke u mbështetur në arsye të caktuara kuptimore e stilistike: prodhimi i drithërave, iduhanit, i pambukut, i perimeve, i patateve, i frutave; zotimet e punonjësve të gjeologjisë, të naftës, të minierave, të degëve të tjera të industrisë e të artizanatit etj.; kishte marrë hov të madh ndërtimi ishtëpive, fabrikave, shkollave, rrugëve, urave; është rritur numri idegëve, katedrave, laboratorëve dhe kabineteve; brigada, vullnetarësh nga fshatrat e Peshkopisë, të Krujës, Elbasanit, Skraparit, Tepelenës, Sarandës etj.
- 55
Kur pas një emri femëror ndeshen dy nyja të përparme të rasës gjinore të gjinisë femërore (së së), e para nga këto shkruhet me të:frytet e fitores të së resë dhe të shembjes të së vjetrës; hartimi i nxënëses të së pestës së tetëvjeçares; ditëlindja e vajzës të së motrës; dita e dasmës të së mbesës; përpara forcës të së vërtetës; kërkesat i përgjigjen detyrës të së sotmes e të së ardhmes etj.
- 56
Midis emrave mashkullorë që lakohen si femërorët (axhë, bacë, dajë, gegë, hoxhë, lalë, toskë; Bato, Gjokë, Kolë, Pirro, Sulë etj.) dhe emrave ose mbiemrave që i përcaktojnë ata, pas rasës emërore të së përcaktuarve shkruhet nyja i, ndërsa në gjinore, dhanore e rrjedhore shkruhet nyja së: axha i Agimit, (i, e) axhës së Agimit; daja i Zanës, (i, e) dajës së Zanës; Leka i Madh, (i, e) Lekës së Madh; Kola i Gjokës, (i, e) Kolës së Gjokës etj.
- 57
Mbiemrat e nyjshëm të shkallës pohore, kur vijnë pas një emri femëror në rasën gjinore e dhanore të trajtës së pashquar të njëjsit, shkruhen me nyjën të, ndërsa kur vijnë pas një emri në trajtën e shquar, shkruhen me nyjën së: oborrri i një shkolle të madhe; fitoret e një brigade të re; flamuri iu dorëzua një punëtoreje të dalluar; oborri i shtëpisë së madhe; fitoret e brigadës së re; flamuri iu dorëzua punëtores së dalluar etj.
- 58
Në shkallën krahasore dhe në sipëroren e formuar me pjesëzënmë mbiemrat e nyjshëm që përcaktojnë një emër femëror, në të gjitha rasat e zhdrejta të njëjsit shkruhen me nyjën e përparme të, ndërsa kur ndodhen para emrit, shkruhen me nyjën së: hartimi i një rregulloreje tëre e më të plotë; ndërtimi i një fabrikemë të madhe se e para etj.; çmimi iu dha shkollës më të dalluar të rrethit; prodhimi i verës më tëmirë të vendit etj.; prodhimi i më së mirës verë të vendit; zbriti prej mësë lartës majë të Shqipërisë etj.
- 59
Mbiemri i nyjshëm që ndjek një kundrinë të drejtë, të shprehur me një emër në kallëzore të shquar, merr nyjën e, kur është cilësor, dhe nyjën të, kur ka funksion kallëzuesor: ndaji mollët e mëdha nga të voglat; ngriti dorën e djathtë; përdorini drejt trajtat e shkurtra të përemrit; por: i dua mollët të ëmbla; e ka dorën të mbarë; gënjeshtra i ka këmbët të shkurtra; i ka rrënjët të thella etj.
- 60
Mbiemrat e nyjshëm që ndjekin një emër në rrjedhoren e pashquar të shumësit marrin nyjën të e jo së: (prej) malesh të larta; (prej) lumenjsh të rrëmbyer; (prej) kërkimesh të pandërprera; (prej) krahinash të largëta; (prej) erërash të forta etj.
- 61
Përemrat pronorë im, ime, yt, jote, ynë, jonë, juaj, qoftë kur përdoren thjesht si përemra, qoftë kur përcaktojnë një emër, shkruhen pa nyjë të përparme: libri im; ky libër është imi; puna ime; kjo punë është imja; djali yt; yti është ky djalë?; shtëpia jote; kjo shtëpi ështëjotja; vendi ynë; ky vend është yni; shkolla jonë; kjo shkollë ështëjona; kooperativa jonë; kooperativa jonë dhe juaja etj. përemrat pronorë e (të) mi, e (të) mia, e (të) tu, e (të) tua, i (e, të) tij, i (e, të) tyre, i (e, të) saj shkruhen me nyjë të përparme në të gjitha trajtat dhe përdorimet e tyre: nxënësit e mi; fletoret e mia; djemtë e tu; duart etua; shkolla e tij; motra e saj; fshati i tyre; nëna e tyre etj.
– Drejtshkrimi i gjuhës shqipe –