Sindroma Guillain-Barre

Sindroma Guillain-Barre
(Term neurologjik – Mjekësia)

Sindroma Guillain-Barré është sëmundje akute demielinizuese shpesh si pasojë e ndonjë infeksioni të rrugëve të sipërme respiratore ose traktit gastrointestinal. Në patogjenezës autoimune luajnë rol të rëndësishëm antitrupat kundër gangliozideve që janë pjesë përbërëse e mbulesës mielinike. Tek shkaktarët më të shpeshtë bëjnë pjesë Campylobacter jejuni dhe Citomegalovirusi. Incidenca është 2.5 në 100.000 banor. Sëmundja paraqitet me parezë që fillon brenda pak ditësh dhe që fillon distalisht por që shpejtë progredon lartë. Pareza kryesisht është simetrike dhe mund të progredoj deri në tetraparalizë me paralizë respiratore. Shfaqet edhe humbja e reflekseve të thella (arefleksi). Maksimumi i dëmtimeve neurologjike arrihet brenda 4 javëve. Gjatë sëmundjes mund të shfaqen parestezi, dëmtime të nervave kranial (në 50% n.facialis) dhe simptome autonome. Përfshirja e nervit facial shpesh i paraprinë paralizës respiratore. Tek simptomet vegjetative përveç çrregullimit të vezikës urinare dhe çrregullimit të tensionit arterial shfaqen edhe aritmi të rënda. Në LCS kemi disocim citoalbuminik me rritje të proteinave. Në 70% vjen te ngadalësimi i transmisionit nervor deri ne bllokadë. Në serum mund të verifikohen autoantitrupa. Mortaliteti arrinë nga 5-8%, në 30% mbesin simptome reziduale, në 70% kemi remision total brenda më së largu 1 viti. Tek paralizat me progredim të shpejte bëhet plazmafereza ose dhënja e imunoglobulineve. 4 terapi plazmaferezë brenda 1 javë ose 0,4 g/kg/ditë IVIG (imunoglobulina intravenoze) për 5 ditë.

Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia

[cite]