Sindromi nefrotik
A. Njohuri fillestare 1. Sindrom nefrotik = dalje e proteinave të plazmës në urinë për shkak të lëndimit të glomeruleve; me përkufizim, për t’u quajtur “sindrom nefrotik”, humbja e proteinave duhet të kalojë 3.5g në 24 orë. 2. Shenjat dhe simptomat: a. Edemë, anasarkë. b. Lipiduri, hiperlipidemi. c. Hipooalbuminemi. d. Hiperkoagulizëm për shkak të humbjeve të faktorëve antikoagulues në urinë (p.sh. AT III). 3. Shkaku i sindromit nefrotik përcaktohet me biopsi (shih tabelën 1 dhe 2). 4. Trajtimi: shih tabelën 1. a. Pakësim i proteinave në dietë. b. Pakësim i kripës dhe diuretikë për të trajtuar edemën. c. Inhibitorë të HMG-CoA reduktazës për të trajtuar hiperlipideminë.
|