Sindromi Wallenberg

Sindromi Wallenberg
(Term neurologjik – Mjekësia)

Sindromia Wallenberg shfaqet me mbylljën embolike të a.cerebelli posterior inferior ose të a.vertebralis. Më rrallë përgjegjës janë tumoret, metastazat, hemorragjitë, skleroza multiple, trauma dhe intoksikimi me kokainë. Kjo sindromë karakterizohet nga deficitet senzorike që afektojnë trungun dhe ekstremitetet kontralaterale nga lezioni dhe nga deficitet senzorike dhe motorike që afektojnë fytyrën dhe nervat kraniale ipsilateralisht me lezionin. Simptomet tjera përfshijnë ataxi, dhimbje faciale, vertigo, nystagmus, sindroma Horner, diplopi dhe disfagi. Pra personat e afektuar kanë vështirësi në gëlltitje, disfagi, që rezulton nga përfshirja e nucleus ambiguus dhe të folurit si me zë të shterrur, disfonia dhe disartri. Dëmtimi i nukleusit trigeminal shkakton humbje të sensit për dhimbje në anën ipsilaterale të fytyrës dhe humbjën e refleksit korneal. Rruga spinotalamike gjithashtu është e dëmtuar dhe rezulton me humbje të sensit për dhimbje dhe temperaturë në anën e kundërt të trupit. Dëmtimi i cerebellumit ose pedunculus inferior cerebellar shkakton ataxi. Ndërprerja e rrugës simpatike shkakton sindromën Horner ipsilateralisht. Nystagmusi dhe vertigo shfaqen si pasojë e përfshirjës së nukleuseve vestibulare.

Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia

[cite]