Sinjali 53 Sinjalet e Përparësisë
E DREJTË PËRPARËSIE NË RRUGËT NJËKALIMSHE TË ALTERNUARA
E DREJTË PËRPARËSIE NË RRUGËT NJËKALIMSHE TË ALTERNUARA
Sinjali numër 53, sinjali gjendet në rrugë me sens të dyfishtë qarkullimi në prani të një ngushtimi të rrugës kur një pjese e saj është e ndërprerë, ka një pengesë (nga punime në rrugë apo shembje, rrëshqitje, shkarje të rrugës) dhe dy mjete nuk mund të kalojnë dot njëkohësisht (në një ngushtim të rrugës mbaron përkohësisht sensi i dyfishtë i qarkullimit dhe kemi një rrugë njëkalimshe të alternuar). Kush ka sinjalin numër
53 përballë duhet të ulë shpejtësinë dhe të sigurohet që mjetet nga sensi i kundërt i lëvizjes t’i kenë dhënë përparësi. Është gabim të thuhet që duhet të vendosemi sa më djathtas kufirit të karrexhatës për të lejuar kalimin edhe të mjeteve që vijnë nga sensi i kundërt (sepse hapësira e lirë është e pamjaftueshme edhe po të ngushtohemi nga krahu i djathtë i karrexhatës).

_____________________________
– Autoshkolla online –
Sinjalet rrugore, Sinjalet Vertikale, Sinjalet e Perparesise
Sinjalet rrugore, Sinjalet Vertikale, Sinjalet e Perparesise
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "Sinjali 53 – E DREJTË PËRPARËSIE NË RRUGËT NJËKALIMSHE TË ALTERNUARA" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/sinjali-53-e-drejte-perparesie-ne-rruget-njekalimshe-te-alternuara